Maqedonci dhe homologu i tij turk bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes , Ejup Maqedonci në margjinën e forumit të Diplomacisë në Antalya të Turqisë ka takuar homologun e tij turk, Yashar Guler.

Ata kanë diskutuar për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Maqedonci tha se aleanca e Kosovës dhe Turqisë do të ketë rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon.

“Blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkëzbarkimet dhe misionet ushtarake janë vetëm disa nga fushat të cilat tashmë kanë hyrë në fazë të re të zhvillimeve”, ka shkruar Maqedonci.

Në Forumin e Diplomacisë në Antalya të Turqisë po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka zhvilluar disa takime me burrështetas të vendeve të ndryshme.

Leave a Reply