Nëse Dr. Adhamudhi në letrat shqipe ka ngelur që të njihet si personazh që simbolizon opurtunitetin, dilentantizmin dhe snobizmin origjinal, Shaqir Fetai do të ngelë si personazh që do të simbolizojë naivin, njeriun i cili ëndërronte që të bëhet i plotëpushtetshëm, njeri që për ta bërë zhgjëndërr këtë dëshirë ireale ia mësyu që të bëhet mjeshtër i intrigave. Dhe ky personazh do të njihet si Mr. Shaqua! Mbane mend këtë emër
Nga Dr. Zeqie Veseli
Në letërsinë shqiptare gjendet një personazh i ndërtuar nga Çajupi (në komedinë e tij “Klubi i Selanikut”), i cili, gjithandej në publicistikën shqiptare, edhe sot e kësaj dite, përdoret si sinonim i individit diletant, parazit e oportunist.
Intrigat dhe të qenurit gjithmonë pranë pushtetarëve, e bën dr. Adhamudhin personazh sa të rrezikshëm aq edhe injorant, sa grotesk aq edhe ironik, sa qesharak aq edhe neveritës. Dr. Adhamudhi, gjithnjë del nga situatat e palakmueshme duke u mbështetur në përkrahjen e parezervë të pushtetit, qoftë ky pushtet sulltanësh, mbretërish apo edhe klerikësh ortodoksë. Falë kësaj mbështetje ai më tepër e bën jetën e një paraziti dhe të një oportunisti të pashembullt.
Dr. Adhamudhi në vend të vet imponohet si i patejkalueshëm, ndaj dhe mundohet që profesionin e vet, mësimet e veta dilentanteske t’i shtrijë edhe jasht kufijve të vendit.
A e keni parë dr. Adhamudhin tonë, Shaqir Fetain! Që kur e bëri puçin në BFI, a është dëgjuar më, sidomos nga 15 qershori e deri në konstituimin e Qeverisë së RMV-së? Nuk u dëgjua, sepse, si parazit që është, ai nuk mund të frymojë pa e injektuar partia mëmë e tij, BDI-ja! Ai mendon se, tani, meqë BDI sërish është faktor në Qeveri, tash do ta shihni se kush është Shaqua trimi! Sikur edhe 10000000 BDI të radhiten, Shaqua duhet të ecë, sepse BFI nuk është as organ dhe as filiale e BDI-së, sepse, BFI ka Kushtetutën e vet, ka rregulloret e veta dhe i ka aktet e veta të cilat në asnjë pikë nuk përputhen me BDI-në! Prandaj, dr. Adhamudhi i BFI-së këtë duhet ta ketë të qartë dhe sa më parë duhet t’i hyjë procedurës së organizimit të zgjedhjeve, pa taktizime dhe majmunllëqe të ndryshme. Mbi të gjitha, BFI-ja i ka teologët e vet, hoxhallarët e imamlerët që kanë ditur historikish t’ua prishin pazaret idiotike të gjithë atyreve që kanë manipuluar në emër të fesë islame dhe në emër të kombit shqiptar.
Nëse Dr. Adhamudhi ka ngelur në historinë tonë, qoftë kjo edhe letrare, si personazh që simbolizon opurtunitetin, dilentantizmin dhe snobizmin origjinal, Shaqir Fetai do të ngelë si personazh që do të simbolizojë naivin, njeriun i cili ëndërronte që të bëhet i plotëpushtetshëm, njeri që për ta bërë zhgjëndërr këtë dëshirë ia mësyu që të bëhet mjeshtër i intrigave. Dhe ky personazh do të njihet si Mr. Shaqua! Mbane mend këtë emër!
Mr. Shaqua vuan nga miopia, kurse pandami i tij, dr. Adhamudhi ishte okulist i njohur! Dr. Adhamudhi profesionin e tij e ushtroi në Lozanë, në Misir, në Stamboll, në Selanik, kurse Mr. Shaqua “afinitetet e veta organzative”, meqë i rrubullakësoi në Maqedoninë e Veriut, tani pretendon t’i shtrijë të njëjtat afinitete edhe në komunitetin tonë në Itali, në Austri, në Gjermani etj.
Kësisoj, Dr. Adhamudhi dhe Mr. Shaqua na dalin dy vllezër siamezë, ndonëse në një distancë kohore prej një shekulli, megjithatë, në shpirt e në pamje, identikë, të njëjtë. Shyqyr Zotit që realiteti i tyre është vetëm një fiksion i krijuesve letrarë, të cilët karakteret e tilla dinë t’i jetësojnë nëpër vepra të karakterit komik! Me u kënaqë duke qeshur!