Një pacient i infektuar me Covid-19, i cili ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” është hedhur nga kati i katërt i këtij spitali, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Dyshohet se viktima ishte rreth 65-vjeç, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij, apo shkaqet që mund ta kenë çuar për të ndërmarrë këtë akt.
Kujtojmë se një ngjarje e tille u shënua edhe më 13 gusht, ku një pacient 29-vjeçar me iniciale Xh.K u hodh nga kati i tretë i të njëjtit spital dhe ndërroi jetë në vend.