Izolohet Berlusconi, infektohet me Covid-19

Koronavirusi nuk ka kursyer as ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi-n.

83-vjeçari është konfirmuar pozitiv me sëmundjen. Forca politike që ai drejton “Forza Italia” ka njoftuar se Berlusconi ndodhet në rezidencën e tij në Arcore.

Ish-kryeministri italian është asimptomatik, megjithatë po qëndron në izolim duke respektuar rregullat.

Dyshohet se Berlusconi mund të jetë infektuar me koronavirus gjatë qëndrimit të tij në Sardenjë.

Italia numëron 271 mijë të infektuar dhe 35 mijë të vdekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë. Deri më tani atje janë shëruar 208 mijë persona.

Leave a Reply