Atë, për të cilin ke nevojë mos e genje! Atë, prej të cili dëshiron të varesh mos e manipulo! Atë, i cili të heton se po e gënjen, më mirë kërkoi të falur se sa të vazhdoshë ta gënjeshë! Shaqir Fetai në Emiratet e Bashkuara Arabe paska shkuar me një valixhe gjigante me gënjeshtra dhe, prej aty, gënje arabët, gënje popullin këtu. Me gënjeshtra e me imagjinatë halabakësh nuk krijohet imazhi
Nga Haxhi Isa Xhaviti
Shaqir Fetai na qenka në mes të Ebu Dhabit, në takimin ndërkombëtar të radhës të organizuar nga Këshilli ndërkombëtar i pakicave myslimane. Edhe kjo organizatë, si të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, qoftë turko-arabe, qoftë perëndimore, janë njohtuar hollësisht nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI se kush është Shaqir Fetai, nëse jo marioneta e Sulejma Rexhepit, çka përfaqëson Shaqir Fetai, nëse jo halabakët që gënjeshtrës i thonë gjë e shenjtë dhe të vërtetën e mallkojnë deri në ditën e Kiametit, çka në të vërtetë është Shaqir Fetai, nëse jo puçist dhe uzurpator i ri i Institucionit të BFI-së, të cilën po e mban peng deri sa të zhduken të gjitha gjurmët e krimit të Sulejman Rexhepit ku kontribut të veçantë kriminal ka dhënë ndjeshëm edhe Shaqir Fetai!
Arabët e kanë ftuar vetëm sa për ta testuar dhe sa për t’i verifikuar të gjitha të dhënat mbi këtë halabak, ashtu siç do ta fusin në skaner edhe organizatat perëndimore, së shpejti! Sepse, mbarë bota normale e di se Shaqir Fetai është përzgjedhur (nga shokët e tij të diskutueshëm) si ushtrues detyre sa për ta zgjedhur kryetarin e BFI-së pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit dhe se, ai në asnjë mënyrë, ligjërisht, nuk mund të konkurrojë e as të zgjedhet për kryetar, sepse, një akt i tillë do të paraqiste konflikt interesi. Ligjërisht, kjo është e vërteta, kurse moralisht, krejt bota e di se Shaqir Fetai ka një kontribut të jashtëzakonshëm në kriminalizimin e BFI-së dhe në krijimin e Sulejman Rexhepit në shkatërrues i këtij Institucioni.
Shaqir Fetai gënjen pa fije turpi kur thotë se “Këshilli Botëror i Komuniteteve Myslimane hap dyert e bashkëpunimit me BFI-në”? Do me thënë u desht një Shaqir Feta që të ndodhë kjo mrekulli! Kë e gënjen ky farë halabaku që ia ka ënda ta thërrasin “kreu” apo “reisi”!
Shaqir Fetai duhet ta ketë të qartë se opinioni i vendit e di fort mirë që, më 9 maj të vitit 2018, Dekani Shaban Sulejmani, në emër të “reisit” të atëhershëm, në selinë e kësaj Organizate ka nënshkruar Dokumentin e anëtarësisë të rregullt në këtë Këshill botëror, në të cilën BFI e RMV-së është anëtare themeltare. Së kënejmi, çfarë është gjithë ky eksitim dhe tërë ky opus i gënjeshtrave nga Shaqir Fetai?! Si guxon ai të theksojë se delegacioni i tij qenka pritur me protokol të veçantë? Bëhet fjalë për Shaqir Fetain si mbret, si ministër, si kryepar i ndonjë asociacion organizatash botërore, apo, thjesht, si një gënjeshtar, manipulant dhe halabak! Na e tregon edhe emrin e Hotelit ku e paskan vendosur! Kjo dëshmon se ai, daljen jasht Çegranit e perceptpon si arritje personale mbi “rërën” e Marsit!
Ndryshe, kjo organizatë ndërkombëtare debaton ekskluzivisht mbi probleme me të cilët përballen myslimanët, në veçanti me dukuritë që manifestohen në emër të islamit e që po e dëmtojnë shumë këtë fe. Sfidat më të reja janë luftërat kundër radikalizmit ekstrem, terrorizmit dhe islamofobia. Ndaj dhe, përfaqësuesit e kësaj orgaizate jo njëherë ia kanë tërhequr vërejtjen Shaqir Fetait që mos të ekzagjërojë “luftën e BFI-së” si dhe mos të përhapë nebulozë e mjegulla për angazhimin e BFI-së në këtë drejtim, duke ia theksuar vazhdimisht aksionin e këtoditshëm policor në Kumanovë ku u kap një celulë e pjesëtarëve të ISIS-it.
Po ashtu, nga një kanal diplomatik rrjedh informata se si arabët kanë ngelur të zhgënjyer me Shaqir Fetain, i cili, asnjë fjalë nuk e tha për keqmenaxhimin e parave të BFI-së, ndihmat financiare të shteteve islame; kanë ngelur shumë të zhgënjyer nga nevoja patologjike e Shaqir Fetait për ta paraqitur veten “reis” dhe “kryetar të BFI-së”, ndërkohë që e dinë fort mirë se ai është shkelësi parekselancë i Kushtetutës së BFI-së, se është uzurpatori i pashembullt i BFI-së, me ndihmë të strukturave partiake e policore; kanë ngelur të habitur edhe me dëshirën prej manjaku për t’u fotografuar me dhurata e mirënjohje personale, të cilat, nëpër evente të tilla jepen me bollëk e në shenjë respekti personal. Shpjegimi ka qenë: “amani, një foto, t’i bind myslimanët e mi se sa më donë arabët, se si më japin “dekoracia”!
Ndryshe, nëpër evente të tilla, organizatori e parasheh edhe këtë gjest fisnik për të gjithë pjesëmarrësit, të cilëve, ose ua lë në raftin te koka e krevatit, në tavolina në dhomat e secilit, ose edhe para të pranishmëve në evente. Këto jepen për respektim të eventit, si shenjë falënderimi, dhe jo se janë të kategorisë që jepen për të arritura jetësore, apo për kontribute të veçanta!
Shaqir Fetai duhet të konsultohet me njerëz që e njohin protokolin, që e njohin diplomacinë dhe, jo me analfabetë që praktikën e kanë kryer në kabinet apo në restorant të Sulejman Rexhepit.
Shaqir Fetai deri të premten do të realizuaka shumë takime me delegacione ndërkombëtare! Haaha…
Ik, pirdhu, o selak, na turpërove në vend, po na turpëron edhe jasht. Shyqyr që të gjithë e dinë se ti nuk je dhe as që mund të jeshë pasqyrë e myslimanëve të Maqedonisë së Veriut. Je vetëm përfaqësues i një grusht genjeshtarësh, krimnelësh dhe shkatërrimtarësh të Institucionit shekullor të myslimanëve të vendit. Ty edhe në Shtatë palë qiej të të ngrisin, atje do të pritesh si bashkëpunëtori i ngushtë dhe sahanëlëpirësi i Sulejman Rexhepit, i cili të rriti e të dresoi që kur ishe “këlysh”!