Shaqir Fetai, i vetëshpalluri “reis”, pa pikë turpi vazhdon që të manipulojë dhe të gënjejë njerëz me dinjitet e me personalitet se ai ëshët “Reisi i BFI-së”! I njohur si matrapaz i pakonkurrencë futet nëpër Institucione islamike jashtëzakonisht shumë të rëndësishme, duke mos mbajtur llogari se me prezencën e vet të fëlliqur ai veçsa ndotë ambientet e tyre
Nga Sabit Ibrahimi
Fillimisht Mr. Shaqua, pandami i Dr. Adhamudhit, paska vizituar Qendrën për Organizimin e Garave Ndërkombëtare të Hifzit dhe Leximit të Kuranit Famëlartë. A i lejohet një antiislamisti të futet në një qendër të tillë? A i lejohet që një “hafizi” të punojë në kundërshtim me të gjithë mësimet Kuranore? A e brenë ndërgjegja Sghaqir Fetain i cili, duke qenë tashmë i njohur në vend dhe më gjërë si një pej matrapazëve më të tmerrshëm, të futet në një Qendër ku madhërohet, ose nxitet nxënia përmendësh e Kuranit Famëlartë? Me vizita të tilla, Shaqir Fetai nuk mund ta zbresë aurorën nga koka e tij që i shndërrit si “të shenjtëve” që nuk lënë gjë të zezë pa bërë!
Shikojeni se sa i poshtër që është ky farë “reisi” i leshit! Iu paska dashur “diskutime të vazhdueshme” që, më në fund, të marrë vendim që edhe hafëzlerët e BFI të RMV-së të marrin pjesë në garat e vitit të ardhëshëm. Kush janë ata hafëza të BFI-së? Cili është kontributi i BFI-së për secilin hafiz që ka dalur në Maqedoninë e Veriut! Një herë tjetër do të shkruajmë se si hafëzlerët e rinjë duhet të shpenzojnë e t’i paguajnë “komisionet e BFI-së” për këtë titull të shenjtë! Dhe, këta hafizlerë janë të familjes së tyre, janë të myslimanëve të Maqedonisë dhe, aspak nuk janë të BFI-së! BFI-ja hala nuk e ka nxjerrë qoftë vetëm një hafiz!
Shaqua paska zhvilluar diskutime të gjata, do me thënë mezi i paska bindur nikoqirët që, edhe hafëzlerët nga Maqedonia e Veriut të ftohen në këtë event. Turp e mallkim mbi Shaqir Fetain për këtë gjest përmes të cilit mundohet t’i japë peshë vetes ndonëse nuk peshon më shumë se një mushkonjë pise!
Dhe, në shenjë të këtyre afiniteteve Shaqir Fetai e paska marrur një “Dekoratë të lartë ndërkombëtare të Dubait”! Çka është kjo dekoratomani alla-Sulçe e Shaqir Fetait. Me këtë sëmundje patologjike ai dëshmon se nuk shqepet dot nga Sulejman Rexhepi, madje, edhe i flet me inat: “A ke t’i “dekoratë të tillë”? Dekorata e lartë ndërkombëtare e Dubait! Mirënjohje të tilla nuk kanë ansjë vend të botës, prandaj nuk mund të ketë as në këtë shtet me një civilizim të lashtë! Mbase fare ndryshe quhet kjo mirënjohje por, ja që, Shaqir Fetait i pëlqen t’i bëjë karshillëk Sulejman Rexhepit, duke shpikur lloj-lloj “dekoracia”!
Shaqir Fetai më në fund, paska vizituar edhe Muzeun e Kohës së Pejgamberit Muhamedit a.s. i cili ishte mahnitës për vizitorët dhe të krijonte përshtypjen e afërsisë në kohën e Pejgamberit a.s.
Si pati guxim Shaqir Fetai që të hyjë në këtë Muze dedikuar Pejgamberit a.s.? Le të na thotë Shaqua se, cili hadith ia lejon atij që të gënjejë, të shpifë, të vjedhë, të marrë myslimanë më qafë, të kontribuojë që të hidhen në rrugë e ta luaj rrolin e “melaqes së mullirit”, të bëhet palë me hajnat e vakëfit, si “rojtar i Kuranit” të bëhet pjesëtarë i “ushtrisë së djallit”!
Cili hadith i Pejgamberit a.s. ia lejon Shaqir Fetait që të kontribuojë në shkatërrim të BFI-së, shtëpi e një komuniteti pjesëtarë të Ummetit të Pejgamberit a.s.? Cili hadith e mëson Shaqir Fetain që ta shkelë Kushtetutën e BFI-së, t’i tradhëtojë shokët dhe t’i ik përgjegjësisë duke ia ngulur thikën “mësuesit të vet” të mbrapshtë?
Cili hadith i Pejgamberit a.s. e mëson Shaqir Fetain që të uzurpojë tituj që nuk i meriton, të gënjejë e të thirret në emër të titujve të pamerituar?
Prandaj konstatohet se, shkelja e këmbës së Shaqir Fetait, si hipokrit e munafik, në Muzeun që i dedikohet Muhamedit a.s., është vetëm një njollosje e qëllimshme, është një ndotje e ambientit muzeal që flet për shenjtërinë e Vulës së Pejgamberisë, Muhamedit a.s.
Shaqir Fetahut duhet t’i përkujtohet hadithi: “Një njeri që mashtron, nuk është prej nesh”! Shaqir Fetai vizitën për në Emiratet e Bashkuara Arabe e përdori fund e krye për të mashtruar: mashtroi se është i zgjedhur “reis” apo “kryetar i BFI-së”, mashtroi se është përfaqësues i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, mashtroi se po flet me kompetencë, mashtroi se është përfaqësues i një intitucioni kushtetutar, sepse as nuk e respekton Institucionin dhe as Kushtetutën e tij. Prandaj – Shaqir Fetai nuk është i Ummetit të Pejgamberit a.s., është, thjesht, jo më shum se një matrapaz, cilësi kjo që nuk i përket asnjë myslimani që është me tamam mysliman.