Një tërmet është ndjerë mbrëmjen e sotme në Durrës, lëkundje të cilat janë ndjerë edhe në Tiranë.
Sipas të dhënave lëkundjet u regjistruan rreth orës 22:30 dhe ishte me magnitudë 2.9 Rihter dhe nuk raportohet për dëme.
Epiqendra e tërmetit ishte 34 km në veriperëndim të Tiranës dhe 19 km në veri të qytetit të Durrësit në një thellësi prej 10 km.