Një vizitë private në shpenzime të BFI-së

Editorial i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI

A e ka lluksin BFI-ja që t’ia shërojë frustracionet dhe t’ia plotësojë qejfet provinciale Shaqir Fetait? Ç’ju desht ky shpenzim që e bëri Shaqua. Vetëm ta gënjejë veten se e duan arabët?! Çka hyri në xhep të BFI-së nga kjo vizitë e kotë në Abu Dhabi ku u injorua tërësisht Shaqir Fetai, si miliona turistë e vizitorë të tjerë

Përgjithèsisht, vizitat kanë karakter pune! Pushimet nuk e kanë këtë karakter, janë kohë e caktuar që mund të shfrytëzohet edhe për vizita të objekteve historike dhe të gjërave që i përkasin trashëgimisë kulturore të vendit të cilin e zgjedhë për t’i kaluar ca ditë nga pushimi vjetor. Zakonisht, të tilla pushime dhe vizita mbulohen me shpenzime personale.

Me vendim të kujt dhe me leje të cilit organ të BFI-së Shaqir Fetai vendosi të shkojë ne Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila vizitë më tepër e përmbushi nevojën katundareske të Shaqir Fetait, se sa që rezultoi me ndonje sukses konkret që do të jetë në të mire të BFI-së dhe, përgjithësisht, muslimanëve të vendit. 

Shaqir Fetai do t’i rrëfeje anëtarëve të familjes se sa mirë ia ka kaluar, se si e thërrisnin arabët “reis”, se ka parë gjëra që nuk shihen as në ëndërr. ABU DHABI KISH QON VEND I BUKUR!

Shaqir Fetai nuk do të tregojë se u injorua tërësisht nga zyrtarët e shtetit. Për herë të parë ndodhë që një delegacion zyrtar i BFI-së të injorohet kaq në mënyrë të hapur si Shaqua me delegacionin e vet prej hoxho-bonxhove!

Thjesht, Shaqir Fetai na informon se ka qene në një ekskursion privat por me shpenzime të BFI-së.

Shaqir Fetain dhe takimin me të e refuzuan të gjithë zyrtarët e shtetit, asnjë intervistë apo shënim televiziv mbi këtë vizitë të kotë. Shaqir Fetai nuk takoi ministër të vakëfit, ndonjë përfaqësues të ministrisë së arsimit, ndonjë zyrtarë të lartë shtetëror për çështje fetare. Sepse të gjithë kanë qenë të informuar se kush është Shaqir Fetai, kush ishte dikur, çka prezanton tani dhe cilat janë preokupimet personale karrieriste të tij. Prandaj e injoruan të gjithë.

Dhe, keshtu, Shaqir Fetai, i sjellë në EBA nga shoqata joqeveritare, u lejua që si një vizitorë i rëndomtë ta shtyej kohen deri në kthim duke vizituar qendra e muze. Me rëndësi, fluturimin, shpenzimet personale si dhe mëditjet do t’ia mbulojë BFI-ja. Shaqir fluturaki, në tru e me trup!/Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI/

Leave a Reply