Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një video-konferencë deklaroi se Presidenti se sulmet e vazhdueshme me të cilat vendit i duhej të përballej në 7 vitet e fundit, kanë pasur në objektiv ekonominë.
Sipas tij, disa po tentojnë që të pengojnë zgjimin shekullor, duke e bërë Turqinë që të luftojë përsëri me çështjet e saj të brendshme.
“Po përpiqen ta pengojnë zgjimin tonë shekullor duke e bërë Turqinë që të luftojë përsëri me çështjet e saj të brendshme. Por, populli duke parë këtë lojë, kryesisht më 15 korrik tregoi vullnetin e tij për të mbrojtur pavarësinë dhe të ardhmen e tij në çdo sulm të përballur”, theksoi Erdogan.
Mes të tjerash, udhëheqësi turk deklaroi sot se populli pret nga politika një vizon që ka për qëllim iluminimin e të ardhmes.
“Kur ne u paraqitëm përpara popullit tonë 10 vite më parë, shqetësimi i vetëm i disave ishin zgjedhjet që do të mbaheshin disa muaj më vonë. Përkundër kësaj kohe që ka kaluar përballë kemi një qasje politike, horizonti i së cilës nuk kalon dot zgjedhjet e para. Ndërsa ne që nga tani kemi filluar përgatitjet për ndërtimin e Turqisë të viteve 2023, 2053 dhe 2071. Edhe sikur jeta jonë të mos mjaftojë ne e pranojmë si shërbimin më të madh që kemi bërë duke u lënë brezave të ardhshëm një vizon të tillë dhe një vend të tillë.”