(Letër publike drejtuar Shaqir Fetait, atij që po përpiqet për ta vjedhur postin e kryetarit të BFI-së në RMV, sa për t’i treguar se Bashkësia Fetare Islame nuk është institucion që u takon disa individëve e as klaneve, por një institucion shekullorë, një Akademi e myslimanëve të këtyre anëve dhe më gjërë)
Shkruan Abaz Islami
Shaqo, përmes kësaj letre dëshiroj që publikisht ta tërheq vërejtjen sa për të treguar se, ecurinë e proceseve zhvilluese të këtij Institucioni duhet marrur seriozisht dhe duhet aktivizuar fuqishëm promotorët me intensitet të lartë për të kompensuar humbjet e shumta që i përjetoi BFI për vite të tëra.
BFI nuk meriton të zvarritet me hope të zvarranikëve!
Që nga dita kur shokët e tu të caktuan si “ushtrues detyre’’(flasim sipas dokumentit që e keni lexuar ditën kur keni shkarkuar Sulejman Rexhepin) nuk u morët me asnjë punë të vetme institucionale, por vetëm duke pritur dhe përcjellë badihavxhinjë në “përhajr” të një detyre që erdhi si “shpërblim” pas atij lojaliteti të tepruar ndaj Sulejman Rexhepit për vite me rradhë.
Bashkë me shokët e tu puçista, ti ndoshta pretendon se je “reisul ulema i BFI-së”, mbase edhe mund të keshë ndonjë dokument, gjithësesi të falsifikuar, nga ndonjë institucioni shtetërorë të siguruar, por ama pa dyshim që të mungon dokumenti bazuar në Kushtetutën aktuale të BFI-së. Prandaj, rreptësisht të ndalohet keqpërdorimi i Institucionin si dhe i postin i cili do t’i takojë dikujt tjetër, me merita, përmes zgjedhjeve korrekte dhe pa ndonjë hile.
Shaqo, mos mendo se opinioni dhe, në veçanti hoxhallarët, nuk i kuptojnë këto pështjellime dhe manipulime që po i bën sa për ta aktruar rolin e “reisit”. Duhet ta dishë se nuk të ka lindur Zoti të tillë, nuk të do si të tillë Zoti, sepse je intrigant i pashoq, je manipulant dhe karrierist i verbuar. Të tillëve Zoti nuk u jep forcë ekzekutivi sepse e ekzekutojnë nënën e vet, babain, fëmijët, mbarë familjen! Historia flet për raste të shumta të këtilla kur postin e kanë rrëmbyer shpirtkriminelët!
Mëse katër muaj, që nga shkarkimi i Sulejman Rexhepit (po ua kujtojë: shkarkmin e bëtë sipas NENIN 58 të Kushtetutës së BFI-së), ju nuk merreni me punën për të cilën i thirrët edhe gazetarët (menduat se me nje copë bakllave mashtrohen ata) në selinë e BFI-së të shpalosni çfarë do lloj raporti financiar që tregon gjendjen faktike financiare të Rijasetit, nuk shpalosët asnjë keqpërdorim dhe keqmenaxhim, asnjë vjedhje e dëmtim të vakëfi. Nëse paska qenë gjithçka në rregull, pse nuk ia ktheni postin e rrëmbyer Sulejman Rexhepit?!
Ti dhe shokët e tu, nuk i shpalosni këta dukuri antiislame sepse edhe vetë jeni të përzier dhe të zhytur deri në cep të hundës. Madje edhe vetë gaztarët ta bënë me dije se, nuk ishin aty për t’u mashtruar (për të mos thënë për t’u korruptuar me një copë bakllave), por ishin të ardhur të mësojnë të vërtetën se çfarë ke bërë ti me shokët e sojit tënd me në krye Sulejman Rexhepin për plotë 5 vite (që nga 2015-ta) kur ne e ngritëm zërin brenda BFI-së.
Shaqo, mos shit poza, dil e trego se sa është e dëmtuar BFI përgjatë këtyre 5 viteve të fundit, apo nuk ke guxim se edhe ti je pjesë e atij klani?!
Sigurisht se nuk mundesh të thuash asgjë ngase, tri-katër ditë para shkarkimit të Sulejman Rexhepit, ti personalisht i drejtoheshe me “EKSELENCA JUAJ”, në zyrat e Myftinisë së Gostivarit!
Kohë më parë, po ashtu, pate një paraqitje publike për ta mbrojtur Sulejman Rexhepin kinse nga shpifjet që i sajohen atij dhe BFI-së, për të cilët akuza ishe shumë mirë i informuar se janë të vërteta dhe jo shpifje!
Ti, bashkë me shokët e tu, që në momentin e parë tentove ta mashtroshë opinionin, (por ama jo edhe hoxhallarët) se kinse SHKARKUAT Sulejman Rexhepin dhe tani e tutje do bëni reforma në BFI! Për çfarë reforma e ke fjalën?
A e di se pjes e reformës së BFI-së është edhe largimi yt si bashkëpunëtorë e krah i djathtë i Sulejman Rexhepit në shkatërrimin e BFI-së?
Ti personalisht, bashkë me sojin tënd brenda BFI-së, keni ngritur gishtin kundër REFORMAVE në mbledhjet në fund të muajit Prill dhe në fillim të Majit të 2015-ës. (U kërkoj ndjesë atyre myftive të ndershëm që kurrë nuk e shkëputën bashkëpunimin me Lëvizjen Myslimane për Reforma.)
Shaqo, ti bashkë me honxho-bonxhot e tu, por ama ti ishte më i zëshmi, në vitin 2015 keni ngritur gishtin kundër REFORMAVE në BFI dhe çuditërisht tani po pranon se qenkan dashur Reforma në BFI!
Shaqo, ke ngritur gishtin kundër të mirës që iu mendua BFI-së përmes Reformave, atëherë kur ne që në start të 2015 kuptuam se krimi, zullumi, keqpërdorimet po duan të lëshojnë rrënjë nëpër disa myftini dhe, përgjithësisht në BFI. Këto pengesa Sulejman Rexhepi deshi t’i eliminojë duke ndryshuar pozicionet që kishin disa funksionarët brenda BFI-së. Të njejtët veprime i bënte edhe më vonë Sulejman Rexhepi duke shkarkuar dhe angazhuar myfti dhe koordinatorë në disa qytete vetëm pse disa ish-myfti nuk lejuan që VAKUFI të menaxhohet sipas qejfeve të Sulejman Rexhepit!
Ti dhe ata të tutë, me ngritjen e dorës kundër reformave në të vërtetë keni mbrojtur hajninë dhe disa hajna përreth Sulejman Rexhepit që u pasuruan deri në kokë gjatë këtyre 5 vite të fundit!
Në fakt, duke ngritur dorën kundër reformave keni përkrahur shitjen, keqpërdorimin, keqmenaxhimin, tjetërsimin e VAKUFIT!
Ti, Shaqo, me ata palaçot e tjerë, me ngritjen e dorës kundër reformave keni përkrahur keqpërdorimin e Kurbanëve, Haxhit, donacioneve të dhënë nga popullata jonë e nderuar që e do pa masë fenë dhe BFI-në, nga diaspora jonë e shtrejtë, ke përkrahur dhe ndihmuar keqpërdorimin e donacioneve që vinin nga vendet e rajonit, pastaj nga Turqia dhe më gjërë për 5 vite me rradhë;
Ti more Shaqo, (dhe jo vetëm ti) ke penguar ndërtimin e Qendres Tregtare në qendër të Gostivarit e përkrahur si investim kapital nga Banka Islame për Zhvillim, kështu flasin ata që ishin të kyqur direkt në këtë projekt e deri tek ai që i ka udhëhequr marrëveshjet dhe bashkëpunimin me Bankën Islame për Zhvillim. Ndoshta po përpiqesh të arsyetohesh me lloj-lloj marifetesh të pabaza, por mos harro se ato truqe të paargumentuara i kanë të qarta edhe investitori, realizuesi, shumë ish-funksionarë të BFI-së dhe, mbi të gjitha, xhematet tona!
Nuk ka reforma në BFI me njerëz që hidhnin valle e përdridheshin si kurtizane në ahengjet e Sulejman Rexhepit që i organizonte për “mirënjohje” dhe ditëlindjet e tij.
Nuk ka reforma në BFI me njerëz që e lejonin të gabojë deri në veshë Sulejman Rexhepin dhe nuk kishin guxim t’i thonin siç e bënte dikur merhumi H. Jakup Selimovski si dhe në mënyrë të rregullt H. Afrim Tahiri!
Përfundimisht, nuk ka reforma në BFI me njerëz që heshtën edhe pse e shihnin krimin gjithandej.
Dhe, nëse e shihni veten “reformatorë”, atëherë shtrohet pyetja: kush duhet të mbajë llogari për HUMBJET dhe Rrënimin që e pësoi BFI-a gjatë këtyre 5 viteve?
BFI është e popullit dhe ajo mirëmbahet nga populli, ndërsa ne jemi vetëm se shërbëtorë dhe menaxhues të saj!
Prandaj, të tërhiqet vërejtja që të keshë kujdes se çfarë je duke bërë! Me intriga sot mund të përfitoshë diçka, por do të vijë dita që do mbetesh i turpëruar dhe fytyrë skuqur, natyrisht nëse do të keshë vetëm një gram ndërgjegje!
Ndaj të pandërgjegjshmëve në këtë botë nuk ka mëshirë askush, ndoshta në botën tjetër Zoti i mëshiron!