Këngëtarja Fjolla Morina sot është paraqitur para Gjykatës së Kukësit. Ajo është shoqëruar nga policët bashkë me dy shtetasit e tjerë të Kosovës, për në gjykatë.
Morina akuzohet për “Trafikim i armëve dhe i municionit”, për shkak se të shtunën ajo u arrestua nga Policia e Kukësit, pasi në vendkalimin kufitar Kosovë-Shqipëri, asaj iu gjet armë zjarri me 23 fishekë luftarakë në veturën e saj të tipit “Audi”.
Ajo u arrestua bashkë me shoferin Fitim Muji dhe biznesmenin 29-vjeçar Fisnik Syla. Pas qëndrimit në paraburgim në Kukës, ajo u dërgua në Spital, nga ku joyzrtarisht thuhet se pas ekzaminimit rezultoi shtatzënë. Fjolla në deklarimin e saj ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë. Gjatë marrjes në pyetje, ajo kishte treguar se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.