Nesër nis gjykimi për 6 protestues të “Monstrës”

Gjashtë të akuzuar, se kanë qenë pjesë e turmës së dhunshme të protestave lidhur me aktvendimin e lëndës “Monstra”, nesër do të paraqiten në seancën e parë në Gjykatën penale në Shkup.

Prokuroria e Shkupit e cila e përfaqëson rastin, gjashtë të akuzuarit i ngarkon për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë për vepër penale konform nenit 385 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal”.

Sipas dispozitave të këtij neni të akuzuarit mund të dënohen prej gjashtë muaj deri në pesë vjet burg. Gjykimin për ngjarjet e 26 shkurtit në Shkup do ta udhëheq gjykatësi Marin Stanevski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja publike, Marija Demirova- Panajotova.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit më 26 shkurt si pjesëmarrës në tubimin publik të qytetarëve në Shkup- protestë për aktgjykimin në lëndën “Monstra” kanë qenë pjesë e turmës e cila me aktivitet të përbashkët ka kryer dhunë ndaj nëpunësve policor dhe personave tjerë të pranishëm. Si rezultat i kësaj lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një gazetar i pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lënduar 11 nëpunës policor.

Leave a Reply