Është shkak edhe për hemoragjinë cerebrale
Hemorragjia cerebrale është e lidhur me duhanin. Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit në një studim finlandez, mbi binjakët. Janë vëzhguar të gjithë parametrat shëndetsorë në 13 mijë cifte binjakësh, dhe hemorragjia në tru u evidentua në ata binjakë që kishin varësi nga duhani.
Hemorragjia në tru është një nd ër shqetësimet m ë të rënda cerbrovaskulare, dhe duhani shpjegon përse vetëm njëri nga binjakët, në të gjitha rastet, vuante nga kjo sëmundje.
Mjekët shpjegojnë se është një gjakrrjedhje e menjëhershme në një zonë të trurit, dhe ndër shkaqet kryesore është çarja e një aneurizme. Është mjaft e rëndë, pasi zakonisht një në çdo dy pacientë vdes, brenda një kohe prej 6 muajsh pas episodit.
Studiuesit shprehen se është pikërisht duhani një shkak i qartë, dhe rezultatet e studimit e vërtetojnë për të parën herë atë që për shumë kohë ka qënë vetëm një dyshim i mjekësisë.