Turqia përgënjeshtroi pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë se “Një avion i Turqisë F-16 rrëzoi një avion Su-25 të Armenisë në hapësirën ajrore të këtij vendi”.
Turqia përgënjeshtroi pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë se “Një avion i Turqisë F-16 rrëzoi një avion Su-25 të Armenisë në hapësirën ajrore të këtij vendi”.
Ndërkohë që vazhdojnë përleshjet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë Erevani drejtoi një akuzë të tillë ndaj Turqisë.
Sipas deklaratës së Armenisë “F-16 e Turqisë mori në objektivë avionin luftarak Su-25 të Armenisë nga tokat e Azerbajxhanit”.
Kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.
Kurse Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun që bëri një deklaratë në emër të Turqisë, tha: “Pretendimi është gënjeshtër”./TRT/