Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan iu ka bërë thirrje qytetarëve turq që të refuzojnë blerjen e mallrave franceze.
Gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të hënë në Ankara, lideri turk reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj muslimanëve dhe Islamit.
Macron bëri thirrje për një luftë kundër separatizmit islamik, për të cilin ai tha se kërcënonte të merrte kontrollin e disa komuniteteve muslimane në të gjithë Francën.