Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry viziton nesër Kosovën. Tashmë konfirmohet se shefi i diplomacisë amerikane do të qëndrojë në Aeroportin “Adem Jashari” dhe nuk do ta vizitojë Prishtinën.
Ndërkohë, Top Channel ka mësuar nga burime qeveritare se, Sekretari John Kerry do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa, si dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.
Nuk dihen detajet e qëndrimit të tij në mjediset e aeroportit, por pritet që Kerry të mbërrijë pas mesditës.
Lidhur me vizitën e Kerryt, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka akredituar vetëm kameramanë dhe fotoreporterë, por jo gazetarë.