Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka njoftuar se është thirrur nga Gjykata Speciale.
Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, në vitin 1998 në Tiranë dhe thotë se i ka kërkuar prokurorisë së Shqipërisë në vitin 2014, të hapë hetimet.
“Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri. Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai në ABC News.