Presidenti i zgjedhur Joe Biden planifikon, në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, të miratojë disa urdhra ekzekutivë që rikthejnë përpjekjet e presidentit Donald Trump për një numër çështjesh.
Kështu së paku sipas FoxNews ka thënë një pjesëtar i fushatës, sipas të cilit veprimet ekzekutive do të përfshinin edhe ribashkimin me Marrëveshjen e Klimës të Parisit, ribashkimin me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe shfuqizimin e ndalimit të udhëtimit të Trump që synon kombet me shumicë myslimane, përcjell Telegrafi.
Premtimi erdhi pasi disa media, përfshirë Fox News, parashikuan Biden si fituesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Që nga e hëna, ekipi i fushatës së Trump u zotua të vazhdojë të sfidojë rezultatet, duke përmendur çështjet me fletët e votimit dhe procesin e numërimit.
Vendimi i Biden për të hyrë përsëri në OBSH pasqyroi një përpjekje më të gjerë për të luftuar coronavirusin pas marrjes së detyrës.
Demokratët kanë dënuar vendimin e Trump për të dalë nga organizata transnacionale në mes të një pandemie ndërkohë që Trump e ka mbrojtur masën si një mënyrë për ta mbajtur organizatën përgjegjëse për “gabimet gjatë pandemisë”.