Paria shtetërore turke uroi Azerbajxhanin për fitoren në Karabak

Pranimi i Armenisë i humbjes kundër Azerbajxhanit në Karabakun Malor dhe njoftimi i një armëpushimi midis dy vendeve u mirëprit në Turqi.

Mustafa Sentopkryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë uroi fitoren e Azerbajxhanit me një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“E drejta dhe fitorja legjitime e Azerbajxhanit u pranua përfundimisht nga armiku i tij. Armenia u detyrua të dorëzohet dhe të tërhiqet nga Karabaku i pushtuar ku kreu masakra. Një faqe tragjike e historisë u mbyll me fitoren e Azerbajxhanit. Flamuri dhe ezani u ngritën përsëri në Karabak. Le të zgjasë agimi i kësaj nate të bukur deri në amshim”, deklaroi Sentop në mesazhin e tij.

Edhe Zëvendëspresidenti Fuat Oktay në mesazhin e dhënë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha: “Karabaku është Azerbajxhan, ne gjithmonë brohorisnim me besim nga një gojë. Ai tani është i Azerbajxhanit. Gëzimi juaj, gëzimi ynë le të jetë përgjithmonë”.

Ndërkaq ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu duke uruar Azerbajxhanin në llogarinë e tij në Twitter, tha: “Azerbajxhani ka arritur një fitim të rëndësishëm në terren dhe në tryezë. Ju përgëzoj me gjithë zemër për këtë arritje të bekuar. Ne do të vazhdojmë të jemi një komb dhe një zemër me vëllezërit dhe motrat tona nga Azerbajxhani”.

Ndërsa edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar në postimin në rrjetet sociale uroi Azerbajxhanin për fitoren e tij.

“Vëllezërit tanë hero treguan forcën e tyre në shesh dhe triumfuan duke luftuar burrërisht. Ditët e këqija kanë mbaruar, dhe dita është Dita e Fitores, gëzuar”, shkruan ministri Akar në mesazhin e tij.

Leave a Reply