Sonte disa nga mediat me pompozitet lajmëruan se për Kryetar i BFI kandidon edhe Myftiu i Myftinisë së Tetovës, me Muraselen e Sulejman Rexhepit, Prof. Dr. Qani Nesimi.
Qani Nesimi nuk e ploteson kushtin kryesor të Kushtetutës, nuk ka 10 vite përvojë pune në BFI. Për këto vite sa ka qenë Myfti ai duhet të dëshmojë se nuk ka qenë i punësuar në UT dhe se nuk ka marrë aty rrogë, por ka qenë nëpunës i BFI-së, i paraqitur në këtë Institucion.
Derisa Shaqir Fetai i kërcënon imamlerët që komentojnë kundër tij, Qani Nesimi ka filluar që të kërkojë nga kuaziakademikët që ta përkrahin kandidimin e tij, po këta kuaziakademikë që nuk ia tërhoqën kurrë vërejtjen për atë që ia puthte duart Sulejman Rexhepit.
Tërë kësaj po i vie era konflikt dhe po kundërmon në një përçarje të parikuperueshme për BFI-në. A nuk është kjo një strategji e shërbimeve të huaja. Mos e anashkaloni ALTERNATIVËN, të vetmin shpëtim të unitetit dhe të BFI-së, LËVIZJEN MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI.
Injorim dhe nënshtrim
Kur do të ndërgjegjësohet Shaqir Fetai dhe të mos veprojë si një instrument pasiv në dorën e atyreve që nuk…