Basha mbledh grupin organizativ të protestës, ja skenari që do të ndiqet

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur grupin organizativ të protestës së 8 dhjetorit për të rakodruar skenarin që do të ndiqet.Ora News ka mësuar se protestuesit do të mblidhen në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt kryeministrisë nga ku përvec kryetarit të PD në podium do të ngjiten edhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria që do të ngrenë shqetësimet me të cilat përballen.Në podium, duke qene nje dite simol sic eshte 8 dhjetor do të ngjiten edhe studentë, të cilët do të kundërshtojnë ligjin për arsimin e lartë dhe problemet që përballen ata.Ndryshe nga sa raportuan disa media, ish-kryeministri Berisha nuk do të mbajë fjalë në protestë dhe këtë në fakt ai e ka shprehur disa kohë më parë, ku ka deklaruar se me dorëheqjen e partisë nuk do të jetë më pjesë e podiumeve festive apo protestave.Gjithashtu pas deklaratave dhe thirrjeve të qeverisë, kreu i PD Basha ka vendosur që të jetë ai i fundit që të lerë sheshin e protestës.Disa ditë më parë kreu i opozitës ka takuar krerët e partisë në rrethe të cilët i ka udhëzuar për të sjellë sa më shumë qytetarë, të cilët duhet të përgatiten edhe për të qëndruar gjatë në shesh në shesh, duke lënë të hapur mundësinë që protesta mund të zgjasë për disa orë./Oranews.tv/

Leave a Reply