Në Bruksel nuk do të diskutohet statuti i Asociacionit, pa vendimin e Kushtetueses

uk do të ketë takim të Dialogut në Nivelin e Lartë në Bruksel gjatë këtij muaji, siç ishte paraparë në Marrëveshjen për themelimin e Asociacioni të Komunave Serbe, përkatësisht ndërmjet kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandër Vuqiqit, dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Këtë e ka konfirmuar për TribunaChannel, Bajram Gecaj këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, duke thënë se ky takim nuk do të mbahet deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.“Nuk do të ketë takim për Statutin deri sa nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ka urdhëruar një gjë të tillë”, është shprehur Gecaj.Me 26 gusht, palët e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u dakorduan për themelimin e Asociacionit.Sipas marrëveshjes Statuti i Asociacionit do të hartohej nga Ekipi Menaxhues dhe do të prezantohej në Dialogun e Nivelit të Lartë, brenda 4 muajve nga data e arritjes së marrëveshjes. /Express

Leave a Reply