Shkup, fillon procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës

Në Gjykatën Themelore në Shkup po mbahet seanca për vlerësimin e aktakuzës ndaj 29 personave të përfshirë në rastin e Kumanovës, por familjarët ankohen se as ata dhe as mbrojtja nuk janë në dijeni se mbi çfarë prova është ngritur aktakuza.

Familjari i njërit prej të akuzuarve, Ardijan Bujari thotë për Telegrafin se mbrojtja dhe të akuzuarit nuk janë në dijeni se mbi çfarë prova është ngritur aktakuza, pasi prokuroria nuk ka lejuar një gjë të tillë.“Mbrojtja dhe të akuzuarit nuk janë në dijeni se mbi çfarë prova është ngritur kjo aktakuzë pasi prokuroria nuk ka lejuar t’i shohin e as nuk u ka treguar këto prova, e që konsiderohet shkelje ligjore”, deklaruan familjari i Bujarit.Ai tha është skandaloze se si prokuroria do të kërkojë përgjigjen e të akuzuarve pa i dhënë shpjegim se për çfarë janë të akuzuar.

“Prokuroria do t’i pyesë se a e pranojnë ata aktakuzën, por pa i njoftuar mbi provat dhe faktet”, tha ai.Gjithashtu, familjari i të akuzuarit Ardijan Bujari tha për Telegrafin se: “Si rast është shumë i paqartë dhe procedura gjyqësore ka filluar me paqartësi e padrejtësi ligjore”.

Ndryshe, në këtë seancë do të shqyrtohen edhe kundërshtimet e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, rreth kualifikimit të veprës penale.

Leave a Reply