Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në jetën politike dhe vendimmarrëse të vendit.Në një takim të zhvilluar paraditen e së hënës në Kryeministri, Rama ka nënvizuar se, qeveria e tij ka punuar me ritme të shpejta në këtë drejtim. “Sa më shumë gra e vajza të përfshihen në jetën publike, aq më mirë do shkojnë gjërat. Në këtë periudhë është bërë një progres i jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Kemi vendosur disa pika referimi që nuk mund të zhbëhen”, ka deklaruar Rama. Gjithashtu, Rama ka vlerësuar se, zhvillimi ekonomik dhe social i një vendi është i lidhur në mënyrë të pashmangshme me barazinë gjinore./ Top Channel
Sulm me thikë në një spital në Kinë, 10 të vdekur dhe të plagosur
Një sulm brenda një spitali në provincën Yunnan (jugperëndim) shkaktoi të paktën dhjetë të vdekur dhe të plagosur, njoftoi media…