Kreu i shtetit Bujar Nishani, kërkon nisjen e hetimeve për krimet pa gjyq, të kryera gjatë diktaturës komuniste. Por, për të nisur procedurat përkatëse për ekzekutime të ndodhura dekada më parë, do të duhen indicie, dëshmi e prova te reja. Në një takim në “Qytetin Studenti” me studentë të ekselencës dhe dekanët e Universitetit të Tiranës, Presidenti nuk ngurroi të bënte një paralelizëm mes krimeve të komunizmit dhe sulmeve terroriste pak jave me parë në Paris. Presidenti risolli ne vëmendje statistika nga krimet e komunizmit, sipas të cilave mbi 6 mijë vetë janë ekzekutuar, shumë prej të cilëve ende pa varr. Ndërsa 984 vetë kanë vdekur në kampet e përqendrimit për shkak të torturave.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


