Mbi 100 mijë euro kartëmonedha “janë peshkuar”në lumin Danub në Vjenë.Kartëmonedhat janë gjetur teksa qëndronin mbi ujë, të shtunën, duke bërë që një kalimtar të zhytet e të shpëtojë paratë.Një zëdhënës i policisë i tha BBC-së se shuma embledhur është 100 mijë euro. Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar origjinën e parave ndërsa mësohet se nuk ka pasur denoncime për grabitjeGazetarët në Austri deklaruan se oficerët fillimisht kishin besuar se paratë- prerje 500 dhe 100 euroshe- ishin falso por më pas verifikuan vërtetësinë e tyre.Ata u lajmëruan në momentin kur kalimtarët panë djalin që po hidhej në lumë. Fillimisht ata besuan se djali po përpiqej të vetëmbytej dhe njoftuan policinë. Por më pas zbuluan se ai po përpiqej të nxirrte eurot.Në Austri çdo kush i cili gjen një shumë të caktuar parashëm dhe e dorëzon në polici përfiton 5- 10% të shumës.Por nëse pronari i këtyre parave nuk gjendet brenda një viti atëherë e gjithë shuma i kalon djalit
Elon Musk nuk njeh limite, kërkon të blejë ChatGPT për 100 miliardë dollarë
Në një ofertë që mund të riformësojë të ardhmen e inteligjencës artificiale, Elon Musk po udhëheq një grup investitorësh që…