Pavarësisht masave te marra si dhe ndryshimeve ligjore, rrugët e tregtimit te karburanteve te cilësisë se keqe, nuk janë mbyllur. Ekspertet thonë se shitja e naftës dhe benzinës jashtë standardeve, vjen për shkak te përzierjes që bëhet me produktin qe del nga impiantet e përpunimit te naftës bruto. Këto te fundit për specialistet, duhen mbyllur pasi janë te vështirë për t’u monitoruar. Por tregu i hidrokarbureve ne vend është i vogël, ndaj duket e vështirë tërheqja e investitorëve serioze ne industrinë e përpunimit te naftës bruto. Edhe pse zyrtaret konfirmojnë se ne 80 % te tregut shitet karburant brenda standardeve, shitja ilegale e 4.4 milion litrave nafte virgin, dëshmon se abuzimi është ne përmasa shume me te mëdha, sesa pranohet zyrtarisht.
Berisha: Do t’i dorëzojmë SPAK-ut dhe NATO-s prova për trafikun e armëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të…


