ë prej shtrëngimit të masave për bizneset të cilat bëjnë evazion fiskal, sipërmarrësit ankohen se po marrin gjoba të padrejta. Një ndër rastet më flagrante është ai i një biznesmeni turk, i cili kishte marrë për të rregulluar instalimet në supërmarketin e tij 3 elektricistë. Por edhe pse Kontrolli i Tatimeve kishte gjetur çdo gjë në rregull, sërish e ka gjobitur atë për mos sigurim të elektricistëve të cilët në fakt nuk i përkisnin fare kompanisë së tij. Kreu i shoqatës së tregtarëve, Nikollaq Neranxi, thotë se tani që biznesi kërkon ta ankimojë gjobën, duhet të paguajë të gjithë vlerën prej 1.5 milion lekësh që të fitojë të drejtën e apelimit të saj. Por rastet e tilla nuk përfundojnë me kaq. Tregtarët e vegjël shprehen se pothuajse përditë kanë patur kontrolle nga tatimet, ku për kolegë të tyre nuk kanë munguar as gjobat e mëdha. Shoqatat e biznesit kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ndryshuar për procedurat tatimore me argumentin se nuk zbatohet parimi i propocionalitetit, një e drejtë kushtetuese për çdo qytetar. Masa e penalistit nuk është në të njëjtën vlerë me llojin e shkeljes që bëhet. Brenda dy muajsh gjykatat duhet të vendosë nëse do e marrë ose jo në shqyrtim këtë nisëm, por bizneset kërkojnë pezullim të këtij ligji, deri në dhënien e një mendimi nga Gjykata.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


