Bozhinovski: VELJANOVSKI KA GISHT NË VRASJEN E PESËFISHTË NË SMILKOVCË

Zoran Bozhinovski, gazetari kontraverz maqedonas, sot në facebook profilin e tij ka akuzuar kryeparlamentarin Trajko Veljanovski se ka gishtë në rastin e Smilkovcës, transmeton ilirida.net.

Për rastin në fjalë 5 shqiptarë vuajnë denimin me burgim të përjetshëm, për të cilët ende gjykatat nuk kanë sjellë argumente as përafërsisht bindëse. Zoran Bozhinovski thotë se ai ka disa argumente të cilat kanë arritur tek ai porse, nuk mund ta publikoj. Ai ka thënë se mund të parashtroj dy pyetje publike në adres të Veljanovskit:

Ztr. Veljanovski, çfarë kërkuan djelmoshat në shtëpinë tuaj disa orë para se TË VRITESHIN?

A jeni të gatshëm ztr.Veljanovski të dëshmoni për këtë rast; JU, bashkëshortja juaj, djali dhe vajza juaj dhe pjestarët e sigurimit tuaj?Ndërsa i ka bërë thirrje të gjithëve që ta shpërndajnë postimin e tij, që e verteta të del në shesh, ka thënë ai.

Leave a Reply