Tyson Fury nuk është më mbajtësi i titullit kampion në kategorinë IBF në boks, 10 ditë pas triumfit të tij kundër Vladimir Klitshkos. Federata Ndërkombëtare e Boksit e konfirmoi këtë vendim të saj duke e argumentuar me faktin se britaniku refuzoi të zhvillonte ndeshjen e detyruar me ukrainasin Vjaceslav Glaskov.“Fury-t i është hequr titulli në IBF. Ai duhej të zhvillonte ndeshjen me Vjaceslav Glazkov, por preferoi një përballje revanshi me Klitshkon”, deklaroi presidenti i IBF-së, Lindsay Tucker.Vetë Vladimir Klitshko vendosi që t’i përmbahet klauzolës së kontratës së nënshkruar për ndeshjen e revanshit me Fury, duke deklaruar menjëherë pas sfidës me të se do të ndeshet sërish në ring me britanikun. Tashmë ajo që mbetet për t’u përcaktuar është data e zhvillimit të kësaj ndeshjeje.
Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim
Zjarri në Krujë po merr përmasa të frikshme, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë. Flakët po intensifikohen dhe po përhapen me…

