Kreu i degës evropiane të OBSH-së, Hans Kluge bëri thirrje për bashkëpunim mes grupe farmaceutike dhe Evropës, me qëllim për të përshpejtuar vaksinimet kundër koronavirusit.
Kluge theksoi se kompanitë farmaceutike konkurruese duhet të bashkojnë përpjekjet për “rritjen drastike të kapacitetit të prodhimit”.
“Ne duhet të bashkohemi për të shpejtuar vaksinimet. Ne duhet të jemi të përgatitur për mutacione të reja problematike të virusit”, shtoi ai.
Në Bashkimin Evropian, vetëm 2.5% e popullsisë ka marrë dozën e parë të vaksinës. megjithëse njoftimet nga disa laboratorë për rritjen e dërgesave të vaksinave kanë rritur shpresat për një përshpejtim të procesit./ Vizion Plus