Trump refuzon gjyqin në Senat

Avokatët: Është antikushtetuese pasi ish-presidenti nuk mban post publik

Teksa pritet të dalë në gjyq në Senatin Amerikan për rolin e tij në trazirat në Capitol në 6 Janar, Donald Trump thotë se nuk do të japë dëshmi vetë. Ish-presidenti është i pari në historinë e SHBA që është fajësuar dy herë nga Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan.

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët e akuzoi Trump për inkurajimin e dhunës me pretendimet e tij të rreme të mashtrimit të zgjedhjeve dhe nxitjen e dhunës. Disa republikanë gjithashtu mbështetën fajësimin.

Gjyqi në Senat fillon në datën 9 Shkurt. Trump ka refuzuar që të dëshmojë në gjyq pasi e ka konsideruar këtë si antikushtetuese duke pretenduar se ai është thjesht një njeri normal që nuk mund të shkarkohet më.

Avokatët e tij argumentojnë se Senati nuk mund të veprojë kundër tij sepse ai nuk mban asnjë post publik. Ata gjithashtu do të pretendojnë se ai nuk nxiti dhunën në trazirat e Capitol-it, por bëri thirrje për demonstrata paqësore.

Shefi i Gjykatës së Lartë, John Roberts, kryesoi gjyqin e parë të fajësimit të Donald Trump, por nuk do ta bëjë më atë. Senatori demokrat, Patrick Leahy do të kryesojë gjyqin në vend të tij. Mbetet e paqartë nëse ai do të marrë më shumë njerëz në ekipin e tij ligjor. Demokratët mbajnë vetëm gjysmën e 100 vendeve kështu që do t’u kërkojnë 17 republikanëve të votojnë kundër.

Nëse ai dënohet nga Senati, ligjvënësit duhet të mbajnë një votim tjetër për ta bllokuar atë të kandidojë përsëri për president, gjë që ai kishte treguar se kishte planifikuar të bënte në 2024. Por edhe fajësimi mund të ketë edhe pasoja të tjera.

Ish-presidenti amerikan mund të humbasë përfitimet sipas Aktit të ish Presidentëve të vitit 1958, i cili përfshin një sigurim pensioni dhe shëndetësor.

Leave a Reply