Cila do të ishte logjika apo kënaqësia e Zijadin Selës, e Menduh Thaçit apo e Bilall Kasamit, për ta vizituar dhe për t’ia shprehur urimet dhe përshëndetjet Shaqir Fetait kur këta veçmë e dinë se ky farë “bereqeti” është instalim i shërbimeve sekrete? Çfarë nevoje dhe çfarë kënaqësie i paraqet Afrim Gashit vizita që ia bën Shaqir Fetait, nëse jo disiplinë para eprorëve të shërbimeve sekrete
Shkruan Ilir Ramadani
Po bëhet tash e një vit që në BFI po mbillet fara e së keqes. Dikush natë e ditë po punon për këtë bimë helmuese, të rrethuar me do therra e shkurra po aq helmuese. I vetmi aktivitet që po ndodhë është pitja-përcjellja e uruesve dhe përshëndetësve. Dhe kjo krejt me stil e me prapavijë!
Dikush po mundohet me strategji të nëndheshme që me çdo kusht ta bëjë të pranueshëm Shaqir Fetain si “mesia” i shqiptarëve dhe myslimanëve në përgjithësi. Ky “dikushi” tashmë ka vlerësuar se nuk është e arritur instalimi i Shaqirit në krye të BFI-së por, e arritur do të llogaritet vetëm momenti kur mysimanët e vendit do ta pranojnë në shpirt e në shtëpi, në tavolinë e në shtrat Shaqir Fetain; kur nuk do të mund të thithin as ajër pa lejen dhe urdhërin e këtij “instalacioni”!
Tre lloje mysafirësh janë aktualisht që nuk i shqepen “zyres” së Shaqir Fetait: qytetarët-të ftuarit e tij, “figurantët” e bollshëm që ia dërgon shërbimi sekret sa për ta shtuar numrin e atyre që e duan Shaqir Fetain (dhe ky numër mund të jetë mbi 10 mijë vetë) si dhe kori diplomatik. Ky i fundit tashmë ka konstatuar se Shaqir Fetai është një kungull i zbrazët, pa asnjë kokërr fare si dhe, jo vetëm joproduktiv por, edhe mjaft ogurzi për Bashkësinë Fetare Islame. E vizitojnë sa për t’ia kuptuar planet që i ka për perspektivën e këtij Institucioni, i cili mund të shndërrohet në magaze, në depo municioni që mund ta dridhë në themel si shoqërinë ashtu edhe vendin dhe më gjërë.
Shqir Fetai në BFI ka mision të mbrapshtë dhe, këtë e ka dëshmuar me shkeljet sistematike që ia bën akteve normative të Institucionit, duke përçuar mesazhe se atij si ha b… për këtë Institucion, as për myslimanët dhe as për islamin por, synon që të jetë sa më korrekt dhe i lavdëruar te eprorët e tij që e ngarkojnë me punëra të pandershme.
Porositësit e vizitorëve të Shaqir Fetait, mund të jenë edhe pushteti, edhe partia shqiptare në pushtet, por edhe, pa dyshim, shërbimi sekret. Tani duhet të përcaktohen disa politikanë që nguten si mizat te ai sendi që ta takojnë Shaqir Fetain dhe të tregojnë qëllimin e vizitës, por duke e arsyetuar shumë fort! Më herët, cilido person që dilte nga dera UDB-së qoftë edhe ata që ftoheshin për t’u marrur në biseda informative e që torturoheshin deri në çmendi, që të gjithë i trajtonim si bashkëpunëtorë të UDB-së. Këtij shërbimi sekret nuk duhej afruar, qoftë edhe me detyrim në vetëvrasje, sepse, përjetë do ta mbanin etiketën “spiun, bashkëpunëtorë i UDB-së”!
Cila do të ishte logjika apo kënaqësia e Zijadin Selës për ta vizituar dhe për t’ia shprehur urimet dhe përshëndetjet Shaqir Fetait kur ai veçmë e di se ky farë “bereqeti” është instalim i shërbimeve sekrete? Cila do të ishte kënaqësia e Menduh Thaçit për ta vizituar dhe për ta uruar Shaqir Fetain kur ai është shumë i vetëdishëm dhe më se i bindur se ky farë “bereqeti” është alet i shërbimeve sekrete? Çfarë nevoje dhe çfarë kënaqësie i paraqet Afrim Gashit vizita që ia bën Shaqir Fetait, nëse jo disiplinë para eprorëve të shërbimeve sekrete? Çka i lidhë do deputetë, do drejtorë, do kuaziintelektualë, do të pandershëm e të pamoralshëm, do pseudoshkencëtarë e do bythaxhinjë, me Shaqir Fetain, të cilin kurrë më parë nuk e kanë takuar? Prej nga nevoja e tyre aq e madhe, prej nga “edukata” e tyre familjare për ta vizituar e prshëndetur një udbash me tapi? Ky po që është i tillë por, si t’i llogarisim të tjerët që, edhe pse e dinë, edhe pse që e pohojnë me plotë gojë, prap të nesërmen i sheh në kafe te Shaqir Fetai!
Kjo dukuri nuk mund të shpjegohet assesi ndryshe përveçse si një masë imponuese e shërbimeve sekrete për t’ia kamufluar imazhin prej djalli Shaqir Fetait dhe, për ta bërë sa më të pranueshëm te masa. Ky është synim i shërbimeve sekrete, pa dyshim, por a mund të bëhet detyrë e politikanëve, sidomos e opozitarëve, synimi i pushtetit aktual që, falë skenareve të shërbimeve sekrete, ia arrinë që ta vë nën kontrollë, ta degradojë, ta degjenerojë deri në shkatërrim një Institucion jetik, për nga rëndësia, për një popull që është gjysma e shoqërisë së një shteti!
Çka do të mësojnë këta farë deputetë e “liderçiçë” që shkojnë dhe ia puthin dorën Shaqir Fetait me të cilën ka dorëzuar dhjetra shpirtëra te UDB-ja! Apo, këta deputetë e liderçiça shkojnë për ta përgëzuar për trimëri që bashkë me “branitellin”, Stojançe Angellovin, t’i dënojnë brohoritjet provokative dhe skandaloze të protestuesve shqiptarë që të pakënaqur me politikanët e tyre, ftojnë krenarinë nacionale “UÇK, UÇK”! Pas këtij skandali, para derës në radhë, për t’ia fërkuar Shaqir Fetait qëndrojnë intelektualë e deputetë, drjtorë e liderë partishë? Kjo nuk është gafë, kjo është vetëm zbatim i porosive të shërbimeve sekrete! Po që paskan qenë shumë zbatues! Hajde se një ditë do të përballen me popullin, i cili, pa dyshim që do t’i refuzojë, siç e refuzuan edhe Shaqir Fetain, vetë katundi i tij, në zgjedhjet parlamentare. “Reisi” që refuzohet nga katundarët e vet sakaq po bëhet aq i dashur e i rëndësishëm për intelektualë, deputetë, liderë partishë e aktivistë kombëtarë! Punë djalli, për të mos thënë angazhime të shërbimeve sekrete të vendit si dhe të huaj.
Takimet kurtoazie mund t’i kapë logjika, por, takimet e kota, të panevojshme, të pafrytshme, që nuk hynë në asnjë hesap kombëtar e fetar, janë të mëkatshëm dhe të djallëzuar. Shyqyr Zotit, ky vend, ky popull në gjirin e vet ka qindra intelektualë të rangut akademik, ka qindra intelektualë të rangut rajonal e më gjërë, të cilët, as që e honepsin emrin e Shaqir Fetait e lëre më që ta vizitojnë sa për t’ia shprehur urimet dhe përshëndetjet që qenka bërë “reis”! Të gjithë e dinë se ai nuk është “i bëshëm” por i instalueshëm! Instalacion i shërbimeve sekrete. Intelektualët e mirëfilltë i refuzojnë instalacionet e tilla si Shaqir Fetai. Tek ai mund të duken vetëm ata që “i lidhë” ndonjë miqësi, si e keqe e domosdoshme, të cilët nuk mund ta refuzojnë ftesën e Shaqir Fetait për ta pirë me të një kafe keqpërdoruese, sa për të bërë një foto dhe për ta publikuar në tefterin e tyre të hallvaxhisë (mjetet komunikuese elektronike zyrtare të BFI-së i kanë shndërruar tamam në “tefter hallvaxhie)! Po ashtu, tek ai shkojnë për kafe manipulative edhe ata që shantazhohen apo urdhërohen prerazi që ta vizitojnë “faraonin” që, pa iu trembur syri, vret e pret mbi aktet normative të BFI-së, sipas porosive dhe përkrahjes së atyreve që e instaluan si marionetë të kalbur. Sa keq, sa tmerr e sa poshtërim, jo për Shaqir Fetain, por për deputetët, funksionarë të ndryshëm e liderçiçë! Asnjë takim me Shaqir Fetain nuk mund të justifikohet, as si nevojë por as si detyrim kombëtar e fetar. Vetëm si porosi e “sekretlinjëve”!