Këto janë 10 temat më të diskutuara në Facebook gjatë vitit

 

Është ai moment i vitit kur të gjithë gjigandët e internetit që nga rrjetet sociale tek motorët e kërkimit zbulojnë trendet e vitit. Sot e ka radhën Facebook të zbulojë temat më të diskutuara në rrjetin social gjatë 2015-tës.

Të dhënat e grumbulluara përgjatë datave 1 Janar – 1 Dhjetor 2015 zbulojnë se zgjedhjet presidenciale amerikane kanë qenë tema kryesore e diskutimeve. Më poshtë po paraqesim listën e 10 temave të të diskutuara:

1.Zgjedhjet Presidenciale në SHBA

2.Sulmet terroriste të Parisit

3.Lufta civile Siriane dhe kriza e refugjatëve

4.Termeti i Nepalit5.Kriza e borxhit grek

6.Barazia gjinore

7.Lufta ndaj ISIS

8.Sulmet terroriste ndaj Charlie Hebdo

9.Protestat e Baltimores

10.Vrasjet e Charleston

Duke parë këto statistika vihet re roli kyç i rrjetit social Facebook në zhvillimin e debateve e diskutime shpeshherë edhe të karakterit global madje duke shërbyer edhe si burim informativ në raste të shumta.Si rezultat përpjekjet e rrjetit social janë përqendruar fuqishëm në ofrimin e mjeteve specifike për kompanitë mediatike dhe gazetarët. Rast konkret është “Instant Articles”.

Leave a Reply