Kohë më parë u takuan Shaqir Fetai, “reisi” i instaluar nga pushteti maqedonas, me Stojançe Angellovin, drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza, me qëllim që bashkarisht t’i dënojnë brohoritjet e protestuesve shqiptare “UÇK, UÇK” dhe SHQIPËRIA ETNIKE”.
Stojanço Angellove edhe kësaj radhe, pas protestave kundër procesit të montuar politik “MONSTRA” ka dënuar brohoritjet e protestuesve. Sipas ketij miku të Shaqir Fetait, brohoritjet “UÇK, Shqipëria Etnike”, tundja e hartave etnike, si dhe gjuajtja me gurë e policëve, nuk shkojnë në favor të procesit të pajtimit…”
Kurse asnjë fjalë nuk u tha nga Shaqir Fetai, kunder provokimit të policëve, kundër gjuajtjes me gurë të policëve në drejtim të protestuesve sa për ta provokuar eskalimin e situatës dhe për çërim përfundimtar të hesapeve në mes policisë maqedonase dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Asnjë fjalë kundër nxjerrjes së makinerisë policore me qëllim për të shkelur e bluar shqiptarë nëse do të provonin ta kalojnë kufirin që ua kishin caktuar protestuesve shqiptarë. Shaqir Fetai asnje fjalë nuk e tha për vendosjen e qeverisë maqedonase për masa të këtilla shoveniste e raciste kundër shqiptarëve. Turp për të, për Orao-n!
Nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar shton lumturinë e Shaqir Fetait
Në analet e historisë shqiptare emri i Sasho Mijallkovit ka zënë vend krah emrit të Rankoviqit, Andriqit, Çubrilloviqit e shumë…