Dje, në portalin e BFI-së së Shaqir Fetait si dhe në FB-un e këtij “institucioni”, u publikua një “informacion” në kundërshtim me të gjitha rregullat e gjuhës shqipe. Kanë reaguar menjëherë “ekspertët e fjalës së shkruar” të kësaj BFI-je të mjerë dhe, ndonëse me sërë gabime gramatikore, sintaksore e morfologjike, mund të thuhet se janë përpjekur ta hanë turpin me bukë, e kanë “redaktuar” tekstin paraprak duke vënë një tekst paksa më logjik!
Këtë reagim të këtyre “ekspertëve” e ka shkaktuar një shkrim analitik me shumë kritika të pakursyera nga autori Jasir Jashari, i cili, në shkrimin me titull “Një informatë me gjuhë shkrimi që i nënçmon shqiptarët”, ka ftuar që, konform Ligjit përkatës, të reagojë edhe Agjencia për Zbatimin e Gjuhës Shqipe.
Këta “ekspertë gjuhësorë” të BFI-së së Shaqir Fetait kanë intervenuar vetëm në tekstin e publikuar në FB-un e këtij “institucioni”, nisur nga fakti se FB-un e konceptojnë si vegël parësor propagandistik dhe jo informativ!
Pra, portali i “institucionit” që ngelë një arkiv elektronik, i dixhitalizuar, mbeti edhe më tej i njollosur me një tekst që shpreh nënçmim të paparë kundër gjuhës shqipe, fatkeqësisht, nga shqipfolësit e instaluar në Institucionin e BFI-së.