Drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, tha se enti rregullator evropian po analizon vaksinën ruse Sputnik V COVID-19 për autorizimin e mundshëm për përdorim në Bashkimin Evropian.
Vaksina u pa me mosbesim nga disa vende ndërsa Rusia filloi ta shpërndante atë në disa vende evropiane para se të vlerësohej nga agjencitë rregullatore – përfshirë EMA-n dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Cooke tha se shpresa ishte që të përcaktohej se ajo ishte “një vaksinë e vlefshme për t’iu shtuar vaksinave që janë në dispozicion për popullatën evropiane”.
Ajo gjithashtu siguroi ligjvënësit e BE-së se agjencia ishte e angazhuar të zbatonte të njëjtat standarde dhe vëzhgime në këtë rishikim si për çdo vlerësim tjetër shkencor. Cooke tha se agjencia po kryente gjithashtu rishikime – ose vlerësime të shpejta – të vaksinave të prodhuara nga firma amerikane Novavax dhe kompania gjermane Curevac.