Presidenti në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca kërkon propozimin e VV për Kryeministër

Presidenti në detyrë i Kosovës, Glauk Konjuca, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.

Në letër, u.d. Presidenti Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Kujtojmë se Glauk Konjufca është zgjedhur sot paradite si Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturës e tetë.

I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim nga 113 deputetë të pranishëm në sallë.

“I falenderoj të gjithë ata kolegë që më besuan, zotohem se do ta kryej detyrën me dinjitet dhe do i trajtoj të gjithë njësoj, të barabartë sepse kështu jemi. I falenderoj qytettarët se pa votuar s’do ishim këtu. Na priftë e mbarë!”, tha ai shkurtimisht në fjalën e tij përshëndetëse.

Leave a Reply