Në Emisionin ,”Rruga Drejt” në Alsat M përballë analistëve Xhelal Neziri dhe Bashkim Selmani kanë diskutuar për aktuelitet politike në vend, shkruan porali Infomagazine.
Mes temave që u diskutuan ishte edhe çështja e 27 prillit në kontekst të një proçesi gjyqësorë që po zhvillohet.
Sela tha se në këtë proces si dëshmi në seanca gjyqësore për të katërtën herë radhazi po lexohet një sms porosi e komunikimit mes dhe Trajko Veljanovskit dhe Gruevskit, ky i fundit i thotë, po më njoftoi një funksionarë i lartë i BDI për mbajtjen e seancës plenare ku do të zgjidhet Kryetari i Kuvendit”
Sela: Parashtrohet pyetja, kush është ky funksionarë i lartë i BDI që ka njoftuar Gruevskin? Sepse tani kjo i bie që po del në sipërfaqe se kush ka qenë organizatorë dhe kush ma bëri mua atë që më ndodhi më 27 prill, gjë të cilën e dijnë dhe e kan parë të gjithë.- deklaroi Ziadin Sela në ,”Rruga Drejtë në Alsat M.
Videon mund ta shikoni në këtë LINK