Qerimi: VMRO-ja e montoi rastin “Alfa”, LSDM-ja po i mban në burg të dënuarit pa faj (Video)

Në radhët e para të protestës së sotme në Shkup kundër rastit “Monstra”, ka qenë edhe Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit, i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa”, raporton gazeta LAJM. Qerimi tha se kishte shpresë se pas largimit të VMRO-DPMNE-së nga pushteti do t’i hapet rruga zbardhjes së rasteve të montuara. Megjithatë, ai, thotë se tani është bindur se, të gjitha partitë i trajtojnë njësoj rastet e montuara dhe asnjëra prej tyre nuk angazhohet që drejtësia të del në shesh dhe të lirohen nga burgjet, shqiptarët e dënuar pa faj. Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Leave a Reply