vetmja temë që është provokative dhe që duhet të trajtohet fuqishëm, madje përgjatë tërë Muajit të Ramazanit, është tema “Në çfarë normash na thërret feja”! Në këtë temë, fuqishëm duhet t’i bihet faktit që, feja na thërret në ato norma të cilat, fatkeqësisht, që të gjitha i shkeli dhe po i shkel me dy këmbë Shaqir Fetai
Shkruan: Ilir Ramadani
Kur fshihet BFI-ja e Shaqir Fetait dhe bashkëpunëtorëve të tij të “kidnapuar” (sepse dikur ishin të Sulejman ef. Rexhepit), sa herë që nuk bëzanë, kur mbyllet hermetikisht dhe nuk shihet askund, kur rrinë “sus”, askush nuk merret me këtë “institucion” të personalizuar të Shaqir Fetait, askush nuk heton që ekziston dhe, nuk e neverikosë asnjë mysliman në vend. Sapo e “hap gojën”, sapo përpiqen të tregojnë se janë gjallë, sa herë që mundohen të aktrojnë “lidership” shpërthejnë të sharat, shpërthen urrejtja, shpërthejnë ofendimet, shtohet mosdurimi deri në mohim absolut të Institucionit të BFI-së. Reagimet e opinionit vijnë si cunami!
Nuk mundet të ekzistojë një BFI, Institucion i mirëfilltë, ndërsa të udhëhiqet nga tradhëtarë e spiunë, nga hajna e rrenca, nga shitës të vakëfit e nga kontaminimi i BFI-së me plotë imoralitet, analfabetizëm, budallallëk e strategji të vjedhjeve të mëtejme.
Tani, me gjasë, Shaqir Fetai paska zgjedhur të bëhet i gjallë, siç provoi të ngrisë kokë edhe me rastin e regjistrimit të popullatës, duke menduar se është përgjegjës i të gjitha institucioneve shtetërore që merren me regjistrim dhe që e përcjellin këtë aktivitet statestikor.
A ka fytyrë Shaqir Fetai, a mendon se duke hypur në qyrsi dhe të shesë hoxhallëk, apo, mendon se, duke dalur në TV do të depërtojë në çdo shtëpi myslimane të cilët do ta amnistojnë nga veprimet e tij të motivuara nga eprori udbash Stanko Dragoviqi! Atë mund ta përcjellin vetëm maqedonasit sa për të parë se ku dallon ky nga i pari! Dallon shumë, sepse i pari gjithnjë ngelë i parë ndërsa ata që vijnë pas tij ngelin prodhime të të parit! Veç kësaj, kur i pari tradhëtohet me thikë pas shpine, atëherë për armiqtë e të parit të dikurshëm bëhet edhe më atraktiv dhe, mund të përcillet sa për t’ia hetuar aftësitë dhe shkathtësitë prej tradhëtari dhe krimineli (krimi është i llojllojshëm).
Pastaj, ky tip të të përgatisë atmosferë ramazani, me një program për faqe të zezë?! Apo, ai konkurrenti i tij në intriga, Qenan Ismaili, i cili, konstatimet, propozimet, “këshillat” i shet për vendime të Myftinisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut, të asaj të Shkupit!
Shaqir Fetai mendon se BFI-ja do të dalë nga kriza, mendon se myslimanët do të hipnotizohen me “tema e me ligjerata” sa për t’ua vjedhur paratë në shenjë të fitrit e të zeqatit, të cilat po u dashka t’u merren myslimanëve sepse Shaqir Fetait iu duheshkan për t’i mirëmbajtur “pesë” (!!!) medresetë si dhe FSHI-në! Që këtu gënjen Shaqir Fetai, që këtu Shaqir Fetai përgatitet për t’i manipuluar myslimanët.
Shaqir Fetai e sheh Muajin e Bekuar të Ramazanit si mundësi për t’i vjedhur myslimanët! Të thuash se edhe sivjet i duhen BFI-së fitra e zeqate për medresetë dhe FSHI-në është përpjekje për t’i humbur gjurmët e vjedhjes së atyre pakë fitrave dhe zeqateve që do të jepen. Sepse, për një kohë të gjatë nuk funksionoi Restoranti dhe Konvikti, objekte ndihmëse të Medresesë në Shkup, të cilat harxhojnë më së shumti!
Fitri dhe zeqati, Shaqir Fetai, kur tubohen, duhet të tubohen për zhvillimin e jetës fetare islame në vend! Kjo e vërtetë përfshinë edhe mirëmbajtjen e Medresesë por edhe për pagimin e rrogave për nja 70-80 për qind analfabetë, persona të kotë, të dëmshëm, të pavlerë, që duhet të paguhen si pasojë e nepotizmit, lokalizmit, politikave të gabuara dhe të dëmshme kadrovike që kanë metastazuar në BFI, sidomos pas instalimit të Shaqir Fetait nga pushteti aktual maqedonas.
Edhe, si do të mblidhen këto para nga myslimanët e vendit! Duke iu shitur tema bajate, steriotipe, të mërzitshme e të stërpërsëritura, nga njerëz me diploma false, nga amatorë, nga ata që t’i acartojnë nervat sapo të nisin të flasin, nga ata që janë sahanëlëpirës, që janë, puthadorë, që nuk e kuptojnë se, Institucioni i Vakëfit është i vetmi burim që siguron avansimin e jetës fetare, sidomos për etnikumin shqiptar të besimit islam por, edhe për myslimanët autokton të këtij rajoni!
A është temë “Fetaria e agjërimit”?! Nga e gjetën këtë nocin, këtë sintagmë kaq qesharake, këtë fjalë që nuk e ke në asnjë nga fjalorët e botuar, madje që nuk i fle natyrës së sintaksës së gjuhës shqipe! A nuk ju duket kjo tallje, apo, të paktën, propozim i injorantëve që mendtë i kanë vetëm te vjelja e djersës së myslimanëve të vendit!
“Mjekësia e agjërimit”?!? Dobitë mjekësore të agjërimit, po! Mjekësia për agjërimin, po! Por, “mjekësia e agjërimit”? Apo, “biologjia e agjërimit”, apo “gjuha shqipe e agjërimit”, apo, “frengjishtja e agjërimit”! A kuptojnë këta “shkencëtarë” të Shaqir Fetait se në çfarë niveli kanë rënë duke u munduar që të adaptohen e të nivelizohen me “kapacitetin intelektual” të “kryetarit” të tyre aktual!
Temë tjetër që do ta trajtojnë bilmezët e Shaqir Fetait do të jetë edhe kjo “Ideologjia e barabartë e mirëqenies”! Ishalla nuk i përkthejnë këta të huajt se, sakaq do të konstatojnë se, duhet të na përfshijë e të na rrafshojë ndonjë “tomahafkë”, apo ndonjë “bombë atomike”, sepse nuk jemi të denjë për asgjë, përderisa lejojmë që të tallemi nga një grusht kopukësh të Shaqir Fetait!
Si more “diskriminimet shoqërore si rezultat i konsumit”?! Injoranca nuk ka skaj, fillet i ka te togu mafioz i Shaqir Fetait por, skajet nuk i gjenden askund!
Po tema “Mohimi i kënaqësisë”! Edhe kjo fjali duhet të përfshihet në një program profesional të hartuar për hirë të madhërimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit!?
Ruana Zot nga kjo “ide brilante” e tokmakëve të Shaqir Fetait për ta trajtuar këtë temë (siç e kanë shënuar në “Program): “Deshira e qenit i barabartë…”! Dëshira e qenit për Ramazan?!?
“Trokitje mendjes së shëndoshë”, temë kjo që Shaqir Fetai ka paraparë në Programin e vet! Realisht, “trokiti”, apo “thirri mendjes”, thuhet kur je në paudhë, kur ke dalë prej shinave, kur je totalisht aut! Por, kur ke mendjen e shëndoshë, nuk ke se çka i troket, vetëm duhet që ta lëshë të rrjedhë e të lë gjurmë ndriçimi, o “ulema” e bashkuar rreth kularit të Shaqir Fetait matrapaz.
A guxon të jetë dilemë një e vërtetë absolute? Po si guxojnë këta të Shaqr Fetait të shfaqin “mendime devijonte” (!!!) dhe ta shtrojnë të vërtetën absoute si dilemë, duke e evidentuar si: “A është feja shkak që njeriu të zhvillohet moralisht”! Një intelektual i ulemasë së mirëfillte këtë temë do ta titullonte me një fjali konstatuese, të pamohueshme, që shpreh të vërtetën absolute: “Feja si e vetmja shtyllë e moralit të njeriut”!
E vetmja temë që është provokative dhe që duhet të trajtohet fuqishëm, madje përgjatë tërë Muajit të Ramazanit, është tema “Në çfarë normash na thërret feja”! Në këtë temë, fuqishëm duhet t’i bihet faktit që feja na thërret në ato norma të cilat, fatkeqësisht, që të gjitha i shkeli Shaqir Fetai. Kijeni parasyshë vetëm Shaqir Fetain, veprimet e tij dhe, ja, në këtë aspekt keni mbi 100 tema për të trajtuar përgjatë këtij Ramazani. Natyrisht, feja na thërret në ato norma që e luftojnë çdo veprim të deritanishëm të Shaqir Fetait: në mostradhëti, në luftim të munafikllëkut, në luftim të intrigave, në luftim të zhvillimit të kolaboracionizmit me armiqtë e islamit, në luftim të shkeljeve të parimeve tradicionale miqësore, në luftim të përpjekjeve për ta marrur kolltukun me tradhëti, me vrasje të tjetrit; feja thërret në norma që e luftojnë rrenën, dallaveret, rolin dhe lojën e skuthit; feja thërret në normat që i ruajnë vlerat themelore të fesë (a nuk është një prej këtyre vlerave edhe vakëfi, të cilin Shaqir Fetai po e bën rrush e kumbulla?) etj.! Të gjitha këto “norma”, këto dukuri antiislame janë karakteristikë eksluzive e Shaqir Fetait!
Dhe, për të treguar se krejt kjo është një farsë sa për t’i hedhur hi syve të myslimanëve të vendit, kemi dëshminë tjetër që e vulosë këtë qasje kritike ndaj amatorizmit dhe idiotizmit të stafit të Shaqir Fetait (të gjithë duhet të jenë të ngjashëm me të parin!!)
Në “programin” e nënshkruar nga Shaqir Fetai që do të na “zbatohet” gjatë muajit të agjërimit, kemi edhe këtë urdhër të “reisit” injorant: “Muftinitë të përgatisin programe për aktivitetet e ndryshme gjatë këtij muaji”! Pra, Rijaseti përgatit më vete kurse Myftininjtë duhet të kenë përgatitur për vete! Se cila ku do të zbatohet, këtë do ta shohim pas Ramazanit!
Në një Institucion normal, organet propozojnë programet e tyre të cilat pastaj do të përfshiheshin në një program gjeneral të institucionit dhe do të bëhej program reprezenativ për të gjithë! Rijaseti program, myftinitë program, hoxhallarrët program më vete dhe, çka u bë këtu! Populli totë: “Lesh arapi”!
Asgjë nuk do të funksionojë si duhet, me përjashtim të skemës programore të mediave elektronike! Sepse, ato përgatiten, shyqyr Zotit, nga ekspertë medialë dhe jo nga “ekspertë” të Shaqir Fetait.
Dhe, fare në fund, programi hidhet poshtë, sepse kështu vendos Zoran Zaev dhe Venko Filipçe.
I lejohet të sjellin vendim edhe Shaqir Fetait dhe më të mirit të tij, Qenan Ismailit! Këta dy, së paku sipas “vendimeve” të tyre të publikuara, kanë konkluduar (vendosur): 1. Dita e parë e agjërimit për vitin 2021 fillon më 13.04.2021 (e martë). 2. Ezani i sabahut thirret 30 min. pas imsakut…
Nëse nuk ju besohet, futuni në fb-un e Myftinisë së Shkupit dhe këto vendime i keni te informata me titull: “Mbledhja e rregullt me hoxhallarët dhe mutevelitë e xhamive të Shkupit” (e datës 8 prill, 2021)!
Njeriu që turpërhet një herë, në kontinuitet vazhdon të turpërohet dhe, deri në fund të ngelë i turpëruar! I turpëruar qoftë përjetë Shaqir Fetai! Amin! (Ky “Amin” do të jetë, të paktën, i nja 700-800 mij myslimanëve të vendit dhe më gjërë!)