Prokuroria kërkoi paraburgim për Mijallkovin, mbrojta thekson se ai nuk do të arratiset
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) kërkoi paraburgim për Mijallkovin të akuzuar në rastin “Thesari”, ndërsa mbrojtja thekson se ai nuk do të arratiset. Prokurori Trajçe Pelivanov pas shpalljes së aktvendimit për rastin “Thesari”, kërkoi nga gjykata penale të caktoj masën e paraburgimit për Sasho Mijallkovin si dhe të shlyej masën e paraburgimit në rastin “Target-Fortesa”.
Ndryshe rasti “Thesari”, ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro.