Mijallkov dënohet me 8 vjet burgim për rastin “Thesari”

Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Thesari” dhe u dënua me 8 vjet burgim. Bashkë me Mijallkovin u dënuan edhe: Toni Jakimovski me 5 vjet burg; Nebojsha Stojakoviq gjithashtu me 5 vjet burg dhe Goran Grujovski, 15 vjet burg.

Prokuroria kërkoi paraburgim për Mijallkovin, mbrojta thekson se ai nuk do të arratiset

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) kërkoi paraburgim për Mijallkovin të akuzuar në rastin “Thesari”, ndërsa mbrojtja thekson se ai nuk do të arratiset. Prokurori Trajçe Pelivanov pas shpalljes së aktvendimit për rastin “Thesari”, kërkoi nga gjykata penale të caktoj masën e paraburgimit për Sasho Mijallkovin si dhe të shlyej masën e paraburgimit në rastin “Target-Fortesa”.

Ndryshe rasti “Thesari”, ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro.

Leave a Reply