Demokratët po bëhen gati për protestën përpara Parlamentit dhe kreu i opozitës u kërkoi shqiptarëve të bashkohen pa dallime politike për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama, që e cilësoi si “qeveri e fatkeqësisë kombëtare”.Ndryshe nga protesta e 8 Dhjetorit, në fjalorin e kreut të opozitës ishte shtuar fjala paqësore.“Banda dhe oligarkët janë në panik. Nuk qeverisin më. Ekonomia i ka rrëzuar! Ata nuk qeverisin! Vjedhin ku të mundin dhe sa të mëndin. Me këtë bindje qytetarët dhe Partia Demokratike do të vijojnë protestat paqësore deri në largimin e kësaj qeverie”, tha Basha.Lulzim Basha, përveç protestës paqësore, theksoi edhe fjalën stabilitet, terma për të cilët janë shumë të interesuar përfaqësuesit diplomatikë në Shqipëri.Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha u tregua kritik me ambasadorin gjerman, për shkak se pak ditë më parë ai u shpreh se ishte tronditur nga dhuna me 8 Dhjetor përpara Ministrisë së Brendshme.“Me ambasadorët kam mirëkuptim të plotë në thirrjet e tyre për të shmangur dhunën, por nuk pranoj qëndrimin e tyre ndaj bunkerit. Herr Hoffman duhej të ishte mërzitur më shumë për zgjedhjet, jo për bunkerin”, deklaroi Berisha.Megjithatë, ish-kryeministri Berisha, njësoj si Lulzim Basha, përsëriti qëndrimin e vendosur të Partisë Demokratike për largimin e qeverisë me protesta paqësore.“Vendimin tonë për të shpëtuar veten nga ky njeri që ka shndërruar vendin në organizatë të mirëfilltë kriminale, duhet ta realizojmë me mjete të qëndrueshme paqësore”, komentoi ish-kryeministri.
Tërmet në Shqipëri
Pak minuta më parë, një tërmet është regjistruar në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar me…