Ndalohet organizatori dhe orientuesi i protestës së 8 dhjetorit ku mbështetës të opozitës dogjën bunkerin pranë ministrisë së Brendshme.Policia e Tiranës informoi zyrtarisht mbrëmjen e sotme se Gentian Gjonaj u ndalua pasi “më datë 08.12.2015 në protesten e organizuar nga subjekti Partia Demokratike dyshohet se ka goditur me gurë duke shkatërruar pronën publike.Gjithashtu ka orientuar dhe organizuar dhe protestues të tjerë të kryenin të tilla veprime” Policia thotë se ka prova filmike që vërtetojnë rolin e Gjonajt lindur në Mat dhe banues në Tiranë.Mësohet se Gjonaj ka qenë dhe pjesë e protestës së sotme të opozitës para Kuvendit Materialet në ngarkim të shtetasit do ti dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Shkatërrim Prone ” dhe “Organizim e pjesemarje në grumbullime e manifestime të paligjeshme” “Mosbindje ndaj urdhërave të punonjësit të Policisë së Rendit” si dhe “Prishje te qetësisë publike” parashikuar nga neni 150, 262, 274 dhe 242 K.Penal.
Arrestohet autori i vrasjes së komandantit rus
Në pranga një 29-vjeçar nga Uzbekistani Arrestohet në Rusi, autori i atentatit të së Martës me 300 gramë eksploziv ku…