Mazhoranca ka miratuar me 85 vota nen per nen e ne tërësi buxhetin dhe paketën fiskale, ligje per te cilat opozita votoi kundër. Ajo qe ra ne sy gjate miratimit te paketës fiskale ishte tërheqja e shumicës nga rritja e akcize se birrës qe prodhohet ne vend. Ka qene nje amendament i deputetit te LSI Perparim Spahiu, i cili la ne fuqi taksen ekzistuese. Gjithashtu, mazhoranca ka miratuar edhe ligjin per qeverisjen vendore ku ra ne sy vota kundër e kreut te grupit parlamentar te PS Gramoz Ruçi. Gjate sqarimit te votës se tij, Ruçi deklaroi se kritika e tij u motivua nga mënyra se si u paraqiten amendamentet ne seance, duke iu referuar propozimit te socialistit Fino qe kryetaret e bashkive te kenë te drejte te kandidojne vetëm 2 here. Ruçi ka theksuar se është kundër kufizimit te mandatit per njerëzit qe zgjidhen me vote. Por amendamenti Fino u rrezua dhe sipas ligjit, kryetaret e bashkive kane te drejte te kandidojne deri ne 3 here.
Arrestohet autori i vrasjes së komandantit rus
Në pranga një 29-vjeçar nga Uzbekistani Arrestohet në Rusi, autori i atentatit të së Martës me 300 gramë eksploziv ku…