Me 4.329 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit është shënuar numri më i lartë i vdekjeve ditore deri më sot nga COVID-19, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 4.329 personave në 24 orët e fundit numri i viktimave shkoi në 278.719. Ndërsa me 263.533 raste numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 25.228.996.
Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë se nga shifrat e publikuara.
Në vend vazhdojnë trajtimin 3.353.765 pacientë ndërsa bëhet e ditur se që nga 27 prilli e deri më tani numri i vdekjeve ditore vazhdon të jetë mbi 3 mijë.
Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi për stabilizimin e situatës në vendin i cili ndodhet nën efektin e valës së dytë.
Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar me 16 janar, në Indi janë kryer 182.926.460 doza të vaksinës.
Zyrtarët kanë njoftuar se vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.
Instituti i Serumeve të Indisë ka deklaruar se në vend ka mungesë të vaksinave.