Kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje akuzave dhe kritikave te skeptikeve siç i quajti ai, ne lidhje me projektin e Rilindjes Urbane.Nga Berati kreu i qeverise, theksoi harresën e politikes ndaj këtij qyteti me vlera dhe investimet e bëra nga qeveria per zhvillimin e tij. Deri tani jane realizuar 47 projekte per tjetërsimin e qendrave te qyteteve, ndërsa 166 jane financime te reja. Kryeministri Rama tha se ne 2016 do te rriten financimet per zhvillimin urban te qyteteve, ndërsa deklaroi se përparësi e qeverise tij ishte shlyerja e borxheve ndaj biznesit. Duke u ndalur serish tek Berati, kryeministri deklaroi se projekti i Rilindjes Urbane dha rezultate jo vetëm ne infrastrukturen e qytetit, por ne ekonominë vendore dhe zhvillimin e turizmit.
Berisha: Do t’i dorëzojmë SPAK-ut dhe NATO-s prova për trafikun e armëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të…


