INSPEKTORATI POLICOR HAP ZYRËN NË MITROVICËN E VERIUT

 

Shumë shpejt Inspektorati Policor i Kosovës pritet të hap zyre në Mitrovicën e Veriut,që do të jetë një përkrahje për fuqizimin e integritetit dhe rritjen e kredibilitetit të Policisë së Kosovës.Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shabani, së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB), Milan Radojeviq dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), kanë takuar sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me të cilin u diskutua rreth hapjes së zyrës së IPK-së në Mitrovicën e Veriut, që planifikohet të bëhet së shpejti.Kryeshefi Ezekutiv Shabani falënderoi MPB-në, posaçërisht zëvendësministrin Radojeviq dhe kryetarin Rakiq për përkrahjen e tyre dhënë IPK-së si organ mbikëqyrës i Policisë së Kosovës, për hapjen e zyrës në Mitrovicën e Veriut së shpejti.Ndërsa, sipas komunikatës, Kryeshefi Ekzekutiv, në këtë takim që u mbajt në Mitrovicën e Veriut, ri-konfirmoi se “prezenca e IPK-së afër qytetareve do të thotë mbështetje për realizimin e të drejtave të tyre, ndërsa prezenca e IPK-së, afër policisë do të thotë përkrahje për fuqizimin e integritetit dhe rritjen e kredibilitetit te Policisë së Kosovës”.

Leave a Reply