Partia Demokratike i bën thirrje të rinjve të djathtë e të majtë e pa parti të bëhen bashkë të hënën për të protestuar më 21 dhjetor në orën 10:00 para parlamentit.Nga selia e PD-së, Kreu i FRPD, Belind Këlliçi tha: “Të hënën ne duhet të jemi të gjithë sëbashku, të djathtë, të majtë e të pa parti sepse ne të gjithë po vuajme njësoj, të gjithëve njësoj po na e vrasin shpresën qeveritarët e sotëm që të vetmin shqetësim që kanë, është të shtojnë pasuritë e tyre marramendëse.Thirrja për çdo të ri vjen nga padrejtësia e thellë, ku gjysma e shqiptarëve janë goditur në bukën e gojës, ndërsa Edi Rama dhe ministrat e tij renditen mes njerëzve më të pasur në Europë.Thirrja vjen për çdo të ri i cili në pamundësi për të gjetur një vend pune sheh si zgjidhje largimin nga vendi.Thirrja vjen për çdo të ri që sheh dhe ndjen dhimbjen e prindërve që skanë mundësi të paguajnë faturat e rritura të energjisë, ndërkohë që në kurrizin tonë Edi Rama mbylli pazarin e turpit me CEZ, plot 600 milion euro.Thirrja për çdo të ri vjen nga padrejtësia e Edi Ramës me ligjin e arsimit të lartë, duke mohuar të drejtën për studim, për ata që nuk i kanë mundësitë financiare.Thirrja vjen për çdo të ri që ka një biznes që jo vetëm paguan më shumë taksa por nga nesër do të përfundoje në burg për një kupon, ndërkohë që sheh se si makina e ministrit të brendshem përdoret për trafik droge dhe nuk i ndodh asgjë.Ndryshimi nuk vjen, nëse ne thjesht ulim kokën dhe e pranojme në dhimbje këtë situatë. Ndryshim vjen vetem nëse ne behemi të gjithë bashkë e hapim një rruge të re shprese dhe zhvillimi për rinine dhe Shqipërinë.
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj…